Fitore bindëse e Nadal

e shtunë, 2 qershor 2012

Foto: Getty Images
Mbrojtësi i titullit në French Open, Rafael Nadal, ka triumfuar në xhiron e tretë të këtij turneu përballë argjentinasit Eduardo Schwank.


Tenisti i dytë në botë fitoi me rezultat 3-0 në sete (6-1, 6-3 dhe 6-4), ndërsa sfida zgjati dy orë e 16 minuta.

Rrugën e tij për titullin e shtatë në Roland Garros, Nadal do ta vazhdojë me përballjen ndaj një tjetër argjentinasi, Juan Monaco, i cili eliminoi kanadezin Milos Raonic. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum