Drama e Tonit, gruaja lind fëmijën e vdekur

e diel, 3 qershor 2012

“Ajo që duhej të ishte si dita më e bukur e jetës tonë, u transformua në mënyrë tragjike në ditën më të zezë dhe më të keqe. Fëmija jonë iku nga kjo botë, ende pa e parë dritën e diellit.
U kërkojmë të gjithëve mirëkuptim dhe qetësi për dhimbjen tonë të madhe që duhet të jetë vetëm imja dhe e Martës”.
Me këtë mesazh të shkurtër publik, ish sulmuesi i kombëtares italiane të futbollit, Luca Toni ka rrëfyer dramën e tij që e goditi së fundmi.
Bashkëshortja e tij, modelja Marta Cecchetto humbi në mënyrë tragjike gjatë lindjes foshnjën e saj.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum