Edhe Interi e Napoli pas De Jong

e premte, 15 qershor 2012

Nigel de Jong (Foto: Getty Images)
Klubet nga Serie A po shfaqin interesin për mesfushorin e Manchester Cityt, Nigel de Jong.
 

Mesfushori e ka humbur vendin e tij të startuesit në Etihad dhe kontrata e tij skadon verën e ardhshme.
Napoli e sheh De Jong si një përforcim të qëlluar për sezonin e ardhshëm, kur synon të rikthehet në pozitat e para, që dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, napolitanët do të kenë konkurrent Interin, që nën drejtimin e trajnerit të ri Andre Stramaccioni është duke rindërtuar skuadrën dhe po ashtu është duke synuar rikthimin në garën evropiane.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum