Prandelli: Lëshuam shumë raste

e premte, 15 qershor 2012

Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, ka thënë se skuadra e tij lëshoi shumë raste shënimi dhe se tani me plot meritë rrezikon kualifikimin.“Ky ishte rast i mirë për kualifikim, ne kemi pasur epërsinë dhe kemi hyrë në ca rreziqe para golit të Kroacisë”.

 “Ne kemi humbur disa raste në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, nuk kemi bërë presion, por ne kemi treguar baraspeshë. Ne jemi këtu për të luftuar deri në fund. Ne do të vazhdojmë të besojmë në kualifikim”, është shprehur Prandelli.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum