Mourinho tash dëshiron Ligën e Kampionëve

e premte, 15 qershor 2012

Jose Mourinho (Foto: Getty Images)
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, thotë se ai është i fokusuar në Ligën e Kampionëve pasi fitoi La Ligën sezonin e kaluar.
 

Mourinho tash është duke kërkuar të bëjë histori duke ripërsëritur suksesin e arritur me Porton dhe Interin dhe duke ia dhënë Realit titullin e 10-të evropian.

“Dua ta fitoj Ligën e Kampionëve me tre ekipe të ndryshme. Tash që Real Madridi e ka fituar ligën, objektivi për sezonin e ardhshëm është Liga e Kampionëve”, ka thënë Mourinho gjatë vizitës promovuese në Indonezi.

Megjithatë, Mourinho ka mohuar se nëse e arrin këtë qëllim mund të marrë në detyrë ekipin kombëtar portugez në një të ardhme të afërt

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum