Blan: Filluam të luajmë vetëm pas pësimit të golit!

e martë, 12 qershor 2012


Përzgjedhësi i kombëtares së Francës, Loran Blan ka pranuar se anglezët i kanë shkaktuar shumë telashe skuadrës së tij në ndeshjen e parë të Grupit D, e cila u mbyll 1:1.

“Paradoksale. Ne filluam të luajmë vetëm pas pësimit të golit”, ka qenë ky reagimi i parë i përzgjedhësit francez,


Loran Blan, i cili më tej ka folur edhe për kualitetet e Anglisë. “Kombëtarja e tyre na shkaktoi shumë probleme, por ne arritën të barazojmë shifrat dhe kjo pa dyshim është gjë e mirë. Në pjesën e dytë ne ishim më afër golit, edhe pse rastet ishin të pakta. Sidoqoftë, mendoj se barazimi është epilog real i asaj që është shfaqur në fushë”, ka shtuar Blan.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum