Modric: Iniesta më i miri në botë

e martë, 12 qershor 2012

Andres Iniesta (Foto: Getty Images)
Mesfushori i Kroacisë, Luka Modric, ka lavdëruar Andres Iniestan duke e përshkruar spanjollin si lojtarin më të mirë në pozitën e tij.
 

“Iniesta? Ai është lojtari më i mirë në botë në pozitën e tij. Spanja është ekipi më i mirë në botë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne mund të mposhtëm këdo nëse luajmë siç luajtëm kundër Irlandës”

“Ndeshja e tyre kundër Italisë? Isha i befasuar që ata filluan lojën pa një sulmues”, ka thënë Modric.
Kroacia të enjten përballet me Italinë në grupin C para se të përballet me Spanjën në sfidën e javës së ardhshme.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum