Anglia kërkon fitore për t’i harruar telashet

e hënë, 11 qershor 2012



Anglia ka pritur 714 ditë të gjata që një turne i madh të vijë sërish, pas eliminimit të mundimshëm në botërorin e vitit 2010.

Shumë gjëra kanë ndodhur që nga ajo kohë, por shumica prej tyre në gjysmëvitin e fundit. Fillimisht vendimi i 
UEFA-s për të suspenduar me dy ndeshje sulmuesin Wayne Rooney qe si rezultat i përjashtimit me të kuq në eliminatore.

 Më pas, në shkurt Fabio Capello dha dorëheqjen nga posti i përzgjedhësit, pas vendimit të Federatës së Futbollit të Anglisë që John Terryt t’ia marrë shiritin e kapitenit për herë të dytë.

Në fund, një seri e lëndimeve goditi skuadrën e Roy Hodgsonit, kur “Euro 2012″ ishte pranë fillimit. Mbetet të shihet nëse përzgjedhësi i ri i Anglisë dhe të përzgjedhurit e tij mund të ndryshojnë në fushë mendimin që është krijuar për Anglinë. Anglia takohet sot me Francën në takimin që fillon nga ora 18:00.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum