Villas Boas drejt Romës?

e diel, 6 maj 2012

Ish-bosi i Chelseat, Andres Villas Boas, mund të jetë shumë pranë kalimit të tij te Roma, pasi spekulimet për një tranfserim të portugezit në kryeqytetin e Italisë janë rritur dukshëm.

Agjenti Riccardo Lazzari beson se Villas Boas do të jetë trajneri i ardhshëm i Romës, pasi ai ka refuzuar Valencian.

“Unë e di se Valencia ka kontaktuar me Villas Boas, por negociata nuk kanë përparuar për shkak se stafi i tij ka tashmë diçka tjetër në dorë. Për momentin, nuk mund të them nëse Villas Boas ka kontakte me Romën. Unë jam i sigurtë se ai është kontaktuar nga Valencia, por e refuzoi atë për Romën”, ka theksuar Lazzari.

Villas Boas u largua më herët gjatë sezonit nga Chelsea, për t’ia liruar vendin Roberto Di Matteos./VeqSport

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum