“Suarez më ka pyetur për Juventusin”

e enjte, 31 maj 2012

Luis Suarez, Foto: Getty Images
Mbrojtësi i Juventusit, Martin Caceres, ka zbuluar se ylli i Liverpoolit, Luis Suarez, e ka pyetur atë për Juventusin, para se të shtojë se sulmuesi uruguaian është i lumtur te Liverpooli.



“Është e vërtetë se unë dhe Suarez kemi biseduar për Juventusin. Ai më ka pyetur për klubin pa hyrë në detaje”.

“Unë i kam thënë atij se Juventusi është ekip që gjithmonë dëshiron të fitojë. Atij i pëlqeu ajo që i thashë për klubin, por ai është i lumtur te Liverpooli për momentin”, ka deklaruar Caceres për Tuttosport.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum