Real Madrid gati 17 milionë për anëtarin e Udineses

e enjte, 31 maj 2012

Sipas mediave spanjolle Real Madridi ka hyrë në garë për anëtarin e Udineses, Mauricio Isla. Për këtë futbollist një kohë të gjatë janë duke tentuar ta blejnë Inter dhe Juventus por asnjëra skuadër italiane nuk ofron sa Reali.
Jose Mourinho u ka thënë zyrtarëve të klubit se për këtë lojtarë të investojnë 17 milionë euro sepse i meriton.
 
Kileani Isla është 24 vjeçar dhe mund të luajë në shumë pozicione në mbrojtje. Është anëtar i skuadrës italiane që nga viti 2007, por duket se do të jetë anëtar i ardhshëmi Real Madridit, dhe pritet që menjëherë ta zëvendësojë mbrojtësin Arbeloa.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum