Rummenigge: Çdo mëngjes mendoj për humbjen në finale të LK

e diel, 27 maj 2012

Karl-Heinz Rummenigge, Foto: Getty Images
Shefi ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se humbja nga Chelsea në finale të Ligës së Kampionëve i kujtohet çdo ditë.
 

“Kur zgjohem, mendimet e mia të para janë gjithmonë për humbjen nga Chelsea”.

“Dhimbja te klubi ynë është e fortë, më e fortë saqë kur humbëm nga Manchester Unitedi në finalen e vitit 1999”.
“Mendoj se humbja do të na shqetësojë për shumë kohë. I kam humbur dy finale të Kupës së Botës, 1982 dhe 1986, dhe nga përvoja ime, e di se koha shëron plagët”, ka deklaruar Rummenigge për Welt am Sonntag.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum