Zyrtare:Lukas Podolski Nenshkruan me Arsenalin

e hënë, 30 prill 2012

Arsenali ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Lukas Podolski nga FC Koln, i cili nga sezoni i ardhshëm do të luaj në Premier Ligë.

Topxhinjtë e Londrës kanë qenë të lidhur me sulmuesin e kombëtares gjermane gjatë gjithë sezonit, përderisa lajmin zyrtarisht e ka bërë të ditur klubi gjerman Koln.

Në një deklaratë zyrtare për ueb-faqen zyrtare të klubit është konfirmuar marrëveshja e arritur, përderisa kryetari ekzekutiv i klubit Claus Horstmann ka pranuar se i kanë ofruar futbollistit zgjatje të kontratës, por ai nuk e ka pranuar ofertën.

Sulmuesi gjatë gjithë sezonit ishe ndërlidhur me transferim të topxhinjtë, përderisa admirimin për të e kishte shprehur edhe trajner i Arsenalit, Arsene Wenger.

Podolski ka falënderuar tifozët e Kolnit për përkrahje që ata i kanë dhënë.
“Transferimi në Arsenal do të jetë një mundësi e madhe për mua që të marrë përvojë në gara ndërkombëtare të klubeve sepse Arsenali është një top-klub evropian. Kam marrë këtë vendim jo kundër FC Cologne, por është një mundësi e imja më e madhe që të zhvillohem si futbollist. Për mua Koln mbetet një qytet special me tifoz të mrekullueshëm”, ka thënë Podolski.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum