Evra: T’ia mohojmë titullin Cityt

e hënë, 30 prill 2012

Mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra
Mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra, beson se Manchester City do të bëhet një forcë në futbollin anglez nëse ata e fitojnë titullin e parë të Ligës Premier këtë sezon.
 

“Hapni sytë. Nëse City fillon të fitojë, do të jetë vështirë t’i ndalojmë ata. Ne duhet t’i ndalojmë ata para se të fillojnë, pasi ata mund të shkojnë larg. Kështu fillojnë skuadrat e mëdha, që nga trofeu i parë që fitojnë”.

“Ata e kanë fituar Kupën FA vitin e kaluar dhe nëse fitojnë ligën ata do të fitojnë shumë vetëbesim. Nëse ata e fitojnë Ligën Premier, mbyllet një faqe dhe kjo është revolucion, dhe revolucionet gjithmonë kanë qenë të lidhura me Manchester United”, ka thënë 30-vjeçari.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum