Xavi: Chelsean e pret ferri

e martë, 24 prill 2012

Xavi, Foto: Getty Images
ifozët e Barcelonës janë duke përgatitur një ‘ferr’ për lojtarët e Chelseat në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve – ka deklaruar Xavi.
 

Ekipi i Roberto di Matteos të martën do ta fillojë ndeshjen në Camp Nou me avantazh prej 1-0 nga përballja e parë, ndërsa mesfushori spanjoll beson se tifozët katalunas do t’u japin shtytje të madhe lojtarëve të Barcës.

“Luajmë për finale dhe kjo tregon gjithçka. Tifozët e dinë mirë se çfarë rëndësie ka kjo ndeshje dhe vërtet na duhet mbështetja e tyre, e cila gjithmonë na ka shërbyer në raste të këtilla”.

“Padyshim, lojtarët e Chelseat i pret ferri”, citon The Sun fjalët e kreatorit të lojës së Blaugranëve

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum