Kthehen Boateng dhe Silva

e martë, 24 prill 2012

Thiago Silva, Foto: Getty Images
Skuadra e Milanit ka marrë një shtytje, pasi Kevin Prince-Boateng dhe Thiago Silva janë kthyer në stërvitje.
 

Për shkak të problemeve muskulore, Boateng nuk ka luajtur që nga çerekfinalja e Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Nga ana tjetër, Silva u lëndua edhe më herët (në sfidën ndaj Romës më 24 mars), ashtu që nuk luajti në asnjërën ndeshje ndaj Barcës.
Sido që të jetë, të hënën të dy lojtarët ishin në seancën stërvitore në Milanello, ashtu që pritet të luajnë në mesjavë ndaj Genoas. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum