Ujkani shpreson të kthehet shpejt

e shtunë, 7 prill 2012

Portieri kosovar Samir Ujkani shpreson që sa më shpejt të kthehet në portë për t'i ndihmuar skuadrës së Novarës në luftën për mbijetesë në Serie A. 
 
Ujkani u operua të mërkurën në dorën e djathtë, pasi në fundjavë pësoi një lëndim në ndeshje kundër Romës.
"Operacioni më shkoi mirë dhe unë pres të kthehem sa më shpejt në fushë. Dua të kthehem shpejt, por më e rëndësishme është të shërohem mirë nga lëndimi. Deri në fund të këtij edicioni nuk do të dihet se cila skuadër do të bie nga Serie A, pasi me pikë nuk jemi shumë larg me ekipet e tjera", ka thënë Ujkani për ueb faqen zyrtare të klubit. 

Portieri kosovar i Shqipërisë këtë edicion në fanellën e Novaras ka regjistruar 24 paraqitje. Më herët pësoi lëndim të rëndë në fytyrë. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum