Ëndrra e kthyer në makth e Feratit

e shtunë, 7 prill 2012

Nga një pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve, në një autsajder të Bundesligës gjermane. Këtë rënie ka pësuar mbrojtësi Beg Ferati. 

Ferati në verën e vitit 2011 kaloi nga Baseli në Freiburg si lojtar i lirë. Ëndrra e tij për të luajtur në Bundesligë iu realizua. Ai priste që në Freiburg të bënte hapin tjetër para në karrierë. 
Por deri më tash 25-vjeçari nuk e ka gjetur veten në klub. Qysh në fillim të stinorit kur ishte duke qëndruar në bankën rezervë, Ferati u ankua: "Unë kam ardhur për të luajtur. Nuk jam lojtar për bankë". 

Shkaku i këtyre fjalëve ai u suspendua nga klubi. Edhe pasi u fal, qendërmbrojtësi një kohë të gjatë nuk u aktivizua nga trajneri i atëhershëm i Freiburgut, Marcus Sorg. Ai në xhiron e gjashtë të Bundesligë në ndeshje kundër Stuttgartit bëri debutimin e tij të befasishëm në Bundesligë. Ferati ishte titullar, por shkaku i një lëndimi të gjurit u detyrua të largohej nga loja para kohe dhe ky lëndim e mbajti një kohë të gjatë jashtë fushës.  

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum