Superliga: Kudo ndeshje interesante

e shtunë, 14 prill 2012

Me takimet Trepça – Vëllaznimi dhe KEKu – Drita, që zhvillohen të shtunën, fillon xhiro e 24-të e Raiffeissen Superligës së Kosovës në futboll. Ndeshjet tjera në program janë të dielën.
 

Kjo fundjavë karakterizohet me ndeshje interesante ku skuadrat e pjesës së epërme të tabelës përballen me ato të pjesës së poshtme të renditjes.

Kampionati është futur në fazën interesante dhe favoritë absolut nuk ka.
Të shtunën në orar janë takimet Trepça – Vėllaznimi (ora 13:15) dhe KEK-u – Drita (ora 15:00), ndërsa të dielën Liria – Prishtina (ora 13:15), Besa – Drenica (ora15:00), Lepenci –Trepça’89 (ora 15:00) dhe Gjilani – Hysi (ora 15:00).

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum