Pjesa e parë: 1-0

e mërkurë, 18 prill 2012

Foto: Getty Images
Me rezultat 1-0 në favor të Bluve, ka përfunduar gjysma e parë e sfidës së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Chelseat dhe Barcelonës që po zhvillohet në Stamford Bridge.
 

Ashtu siç bëjnë gjithmonë, Blaugranët e dominuan ndeshjen që nga minuta e parë, megjithatë ishin Blutë ata që u treguan paksa më të rrezikshëm në fillim të takimit.

Rastin e parë të vërtetë e pati Alexis Sanchez, i cili e paraboloi portierin Cech, por topin e goditi transversalen. Menjëherë pas, John Terry ka mundur t’i dënojë mysafirët, mirëpo nuk u tregua i efektshëm në zonë.

Pasiguria në mbrojtje ka mundur t’u kushtojë katalunasve, megjithatë ishte Dani Alves ai që disa herë i shpëtoi dy qendërmbrojtësit, Puyol e Mascherano.

Nga ana tjetër, faza ofensive e mysafirëve vazhdonte të jetë e jashtëzakonshme. Përmendim një rast të mirë të Cesc Fabregas dhe goditjen me kokë të Lionel Messit. Ishte po Fabregas që mundi ta kalojë Barcelonën në epërsi kah fundi i pjesës së parë, mirëpo Ashley Cole shpëtoi gol të sigurt.

Në minutat shtesë të këtij fraksioni, pas një kundërsulmi të shpejtë, Didier Drogba pranoi një top nga Ramires për ta ndezur atmosferën në stadium (45’+2). 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum