Pirlo ka ftuar Nestan te Juve?

e martë, 10 prill 2012

Andrea Pirlo (Foto: Getty Images)
Andrea Pirlo thotë se ai ka biseduar me ish-bashkëlojtarin e tij te Milani, Alessandro Nesta, për një transferim të këtij të fundit te Juventusi.

Kontrata e mbrojtësit 36-vjeçar në San Siro do të skadojë në fund të kësaj vere dhe mediat italiane kanë sugjeruar se ai mund të ndjekë hapat e Pirlos dhe t’i bashkohet atij te Zonja e Vjetër si transferim i lirë.

“Po, kam diskutuar një opsion të tillë me Nestan, por ka edhe gjëra personale. Ai luan për një skuadër të madhe dhe është i lirë të zgjedhë çfarë vendimi do të marrë. Do të shohim çfarë do të ndodhë në fund të sezonit”, ka thënë Pirlo për Sky Sport Italia.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum