NBA: Thunder rikthejnë kreun

e martë, 10 prill 2012

Oklahoma City Thunder janë rikthyer në maje të Konferencës Perëndimore pas fitores së thellë 109-89 ndaj Milwaukee Bucks.

Rusell Westbrook shënoi 26 pikë për Oklahoma Cityn (42 fitore dhe 15 disfata), ndërsa Kevin Durant kontribuoi me 19 pikë.

Në anën tjetër, kandidati tjetër për kreun, San Antonio Spurs, mbrëmë u mposht nga Utah Jazz me rezultat 91-84, pasi trajneri vendosi t’i pushojë veteranët si Tim Duncan, Tony Parker dhe Manu Ginobili.

Thunder kishim kryesimin për shumicën e sezonit por seria prej 11 fitore radhazi e San Antonio Spurs i rrëzoi ata nga kreu për disa ditë. Sidoqoftë, fitorja e Thunder ndaj Milwaukee dhe disfata e fundit e Spurs ndaj Utah Jazz, riktheu gjendjen e mëhershme të tabelës.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum