Messi nuk i thotë lamtumirë Guardiolës

e premte, 27 prill 2012

Lionel Messi, Foto: Getty Images
Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, ka thënë se ai ishte tejet i emocionuar me vendimin e Pep Guardiolës për t’u larguar, aq shumë sa që nuk ka mundur të shkojë në konferencën për shtyp për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
 

Guardiola i njoftoi lojtarët e tij se do të largohet nga klubi në fund të sezonit, para se ta bënte të ditur largimin e menjëhershëm para mediave. Kjo erdhi si befasi për sulmuesin e Barcelonës, i cili sqaroi se konferena lamtumirëse ishte e tepërt për emocionet e tij.

“Unë dua të falënderoj Pep Guardiolën për gjithë atë që më ka dhënë në karrierën time profesionale dhe jetën time personale. Por, për shkak të emocioneve, unë kam preferuar të mos shkoj në konferencë për shtyp, sidomos pasi e di se mediat do të fokusonin fytyrën time dhe unë nuk kam dashur që kjo të ndodhë”, ka theksuar Messi në faqen e tij në Facebook. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum