Zyrtare: Guardiola largohet nga Barcelona

e premte, 27 prill 2012

Pep Guardiola nuk do ta drejtojë Barcelonën në sezonin e ardhshëm. Lajmin e ka konfirmuar vetë Guardiola i shoqëruar nga presidenti i klubit, Sandro Rosell, në një konferencë për media.

“Dua ta kuptoni se ky nuk ishte një vendim i lehtë, por do të përpiqem ta shpjegoj se çfarë ndjej dhe shpresoj njerëzit ta kuptojnë. Më vjen shumë keq për konfuzionin në disa javët e kaluara”.

“Gjithmonë kam dashur kontrata të shkurtra pasi kërkesat te Barca janë të mëdha. E kam shijuar këtë si lojtar, dhe e di si funksionon. Gjithmonë kam menduar se kontrata katërvjeçare është e përjetshme për një klub. Nuk kam dashur të kem kontratë e cila do të më lidhë për vendime të cilat nuk do t'i doja”, ka thënë Guardiola gjatë konferencës.

“Në vjeshtë i thash shtypit dhe drejtorit të futbollit, se periudha ime te Barca kishte marrë fund, por nuk mund t’ua thosha lojtarëve, pasi ishte e komplikuar aso kohe. Tash që jemi jashtë dy garave kryesore, është koha për ta zbuluar”.
“Pas katër vitesh çdokush lodhet. Shtatori/tetor ishte kur i thash drejtorit se periudha ime ka mbaruar. Trajneri i ri do të jetë në gjendje t’i japë gjëra të cilat unë nuk i kam dhënë. Të flas me ju dhe lojtarët për katër vite ka qenë shumë kërkuese”.
“Dua t’i falënderoj lojtarët, të cilët kanë qenë përgjigjës për gjithçka që kam pasur këtu – ka qenë privilegj t’i drejtoj. E kam bërë këtë me shumë pasion, por dua të falënderoj lojtarët”, ka shtuar më tej spanjolli.
Guardiola ka qenë në krye të Barcelonës për katër vite, por duket se ka vendosur të ndjekë rrugë tjetër pas një sezoni jo aq të suksesshëm me kampionin aktual të Evropës.

Ai ka fituar tre tituj të La Ligës dhe dy të Ligës së Kampionëve gjatë kohës së tij si trajner i Barcelonës, post të cilin e trashëgoi nga Frank Rijkaard në vitin 2008 pasi më herët kishte drejtuar skuadrën B.
Megjithatë, ky vit ka qenë shumë më ndryshe pasi skuadra e tij është në prag të humbjes së titullit të ligës ndaj rivalit të hidhur, Real Madridit. Katalanasit po ashtu u eliminuan nga Liga e Kampionëve në favor të Chelseat.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum