Marotta: Reali kërkon Vidal

e premte, 27 prill 2012

Arturo Vidal, Foto: Getty Images
Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka zbuluar se Real Madridi ka treguar interesim për ta transferuar mesfushorin Arturo Vidal në Santiago Bernabeu, por italiani thotë se është përkujdesur që madrilenët të kthehen nga kanë ardhur.
 

“Është e vërtetë që Real Madridi ka kontaktuar agjentin e tij, por ai nuk është në shitje. Unë e kam bërë këtë të qartë dhe në mënyrë indirekte këtë ia kam thënë edhe Realit, që Vidal nuk është as se si në shitje”.

“Nuk është problemi te shuma e transferit. Është mjaft e thjeshtë. Arturo është lojtar kyç për Juventusin tani për tani dhe për të ardhmen”, është shprehur Marotta. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum