Juventusi pas Seedorf?

e martë, 10 prill 2012

Clarence Seedorf (Foto: Getty Images)
Juventusi raportohet se është duke menduar të transferojë mesfushorin e Milanit, Clarence Seedorf, shkruan La Gazzetta dello Sport.
 

Zonja e Vjetër dëshiron të shtojë më shumë përvojë në skuadër derisa përgatitet për Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm dhe beson se 36-vjeçari, i cili ka fituar garën evropiane katër herë, është një shtesë e përkryer në mesfushë.

Veterani holandez ka një kontratë që skadon me Rossonerët, dhe Milani është i gatshëm ta lejojë atë të largohet në fund të sezonit.

Seedorf po ashtu është lidhur me një transferim në kampionatin amerikan dhe atë brazilian, por as një transferim te Juventusi nuk përjashtohet, ku ai do të ribashkohej me ish-shokun e skuadrës, Andrea Pirlo

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum