Diego: Reali nuk është i pamposhtshëm

e martë, 10 prill 2012

Diego (Foto: Goal)
Diego thotë se Atletico Madridi do të kërkojë të thyejë serinë negative të rezultateve përballë rivalit lokal Real Madridit, kur dy skuadrat do të takohen të mërkurën në Vicente Calderon.

Los Blancos nuk janë mposhtur nga Atletico në 13 vite, derisa janë në periudhën vendimtare në garën për titull, me aktualisht katër pikë para Barcelonës në maje të tabelës.

“Ne do të përballemi me skuadrën më të mirë në ligë, por ne do të kërkojmë fitore dhe do të shohim çfarë do të ndodhë”.

“Madrid nuk është i paprekshëm, por ata janë liderë dhe ju duhet t’i respektoni. Por ne nuk duhet të harrojmë se jemi në shtëpi dhe kjo duhet të na motivojë neve”.

“Është e qartë se të shkojë kaq gjatë pa e mposhtur Madridin nuk është normale, por ne nuk jemi të obsesinuar me këtë. Ne jemi shumë të motivuar dhe shpresojmë t’i japim fund kësaj”, ka thënë Diego.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum