Hodgson kandidat për ta drejtuar Anglinë

e hënë, 30 prill 2012

Roy Hodgson, Foto: Getty Images
West Bromwich Albion i ka dhënë leje Roy Hodgsonit që të bisedojë me Federatën angleze të futbollit rreth postit të trajnerit të Tre Luanëve.
 

Kryesuesi i FA, David Bernstein, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Hodgson është i vetmi që është
kontaktuar për këtë pozitë, edhe pse është menduar se trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp, është kandidati kryesor.
Në nivel përfaqësuesesh, 64-vjeçari e ka drejtuar Zvicrën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Finlandën, ndërsa në të kaluarën ka qenë trajner i klubeve, si Inter, Udinese, Fulham e Liverpool.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum