Barcelona ka triumfuar me rezultat prej 7-0 si mysafir i Rayo Vallecanos në takimin e zhvilluar të dielën mbrëma në Estadio de Vallecas Teresa Rivero.
Serinë e golave e filloi Lionel Messi (16’), ndërsa me një autogol të Roberto Correa u dyfishua epërsia e katalunasve.
Rezultatin e pjesës së parë e vendosi Seydou Keita, pas një asistimi mbresëlënës të Messit (39’).
Në minutat e para të gjysmës së dytë (47’), Pedro Rodriguez e ngriti edhe më shumë epërsinë e mysafirëve, ndërsa merita për këtë gol ishte e Alexis dhe Messi.
Thiago Alcantara e shënoi golin e pestë (77’), derisa Pedro me golin e dytë personal shënoi për setin e parë (87’), ndërsa sërish asistues ishte numri dhjetë.
Ai që e hapi takimin edhe e mbylli atë. Lionel Messi u barazua në listën e golashënuesve me Cristiano Ronaldon. Dy superyjet e futbollit evropian kanë nga 43 gola të shënuar në La Liga këtë edicion.
Barcelona mbetet shtatë pikë prapa Real Madridit që po shkon sigurt drejt titullit të Spanjës këtë sezon.