Alba transferi i parë i Vilanovas

e shtunë, 28 prill 2012

Jordi Alba, Foto: Getty Images
Mbrojtësi i Valencias, Jordi Alba, do të jetë transferimi i parë i trajnerit të ri të Barcelonës, Tito Vilanova.
 

Blaugranët nuk kanë një mbrojtës të majtë që pas shitjes së Maxwell dhe sëmurjes së Eric Abidal, ndërsa Sport raporton se lojtari i Los Che do ta zë këtë vend në sezonin e ardhshëm.

Alba ka qenë në sistemin e të rinjve të Barcës deri në vitin 2005 kur u transferua në Mestalla dhe besohet se është zgjedhje e preferuar e katalunasve.
Thuhet se lojtari tashmë është pajtuar të luajë në Camp Nou dhe vetëm pritet që të sqarohen disa detaje.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum