Ferguson: Rooney mund të shënojë 40 gola

e diel, 1 prill 2012

Wayne Rooney, Foto: Getty Images
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, beson se sulmuesi anglez, Wayne Rooney, mund të arrijë në shifrën e 40 golave këtë sezon.


“Ai mund të shënojë shumë lehtë 40 gola. Ai ka edhe tetë ndeshje dhe ai mund t’i arrijë 40 golat duke shënuar nga një gol për ndeshje. Ne sigurisht se presim së paku tetë gola nga Rooney në tetë ndeshjet e mbetura”.

“A do të shpallet futbollisti më i mirë i vitit? Mirë, nuk duhet ta harrojmë as Robin Van Persien që po kalon sezon të jashtëzakonshëm”, është shprehur Ferguson

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum