Capello: Kjo është Anglia ime

e mërkurë, 13 qershor 2012

Menaxheri i Anglisë, Fabio Capello, thotë se ai ndjehet keq që nuk ka qenë në gjendje të korrigjojë gabimet në Afrikën e Jugut dhe të udhëheqë Tre Luanët drejt titullit të kampionit të Evropës.Capello madje e ka përshkruar skuadrën e tashme si të tijën, pasi u largua nga pozita katër muaj më parë pas një mosmarrëveshje me Federatën e Futbollit rreth detyrës së kapitenit, të cilën italiani ia kishte dhënë John Terryt.
 
 “Kur lojtarët e Anglisë dolën kundër Francës, sigurisht se kishte emocione – e ndjeva. Anglia është pjesë e imja tash; puna ishte një atraksion, shansi për të fituar diçka pas aq shumë kohe”.
 
“Çdokush e dëshiron për këtë arsye. Kjo është arsyeja se pse ishte një punë që e doja, kjo është se pse është puna që Roy Hodgson, miku im, e dëshironte”, ka thënë italiani për Daily Mail.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum