‘Walcott e Van Persie do të nënshkruajnë kontrata të reja’

e shtunë, 31 mars 2012

Theo Walcott dhe Robin van Persie, Foto: Reuters
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i bindur se Robin van Persie dhe Theo Walcott do të nënshkruajnë kontrata të reja me Topçinjtë në fund të sezonit aktual.
 

Real Madridi dhe Manchester City janë nga skuadrat që kërkojnë shërbimet e Van Persiet, ndërkohë që rënia në formë e Walcott kishte nxitur pakënaqësi te tifozët, duke përhapur spekulime se ai mund të largohet.

“Me Theon dhe Van Persien gjërat do të zgjidhen në fund të sezonit”.

“Po, jam i bindur se do të nënshkruajnë... Duam t’i mbajmë lojtarët tanë më të mirë”, u ka thënë Wenger gazetarëve. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum