Deshtojn Madrilenet !

e diel, 8 prill 2012

Real Madridi nuk ka arritur ta mposhtë Valencian në Santiago Bernabeu, në një ndeshje mjaft dinamike, por që përfundoi pa gola.

Mbretërit zhvilluan një gjysmë të parë më të mirë duke e administruar lojën, megjithatë nuk ishin edhe aq të sigurt në mbrojtje.

Ndërkohë që ekipi vendas pati më shumë nga loja dhe krijoi më shumë raste shënimi, nga ana tjetër, mysafirët patën dy raste mjaft të volitshme, nga të cilat kanë mundur t’i ndëshkojnë Los Blancos.
Sido që të jetë, skuadrat shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të ndeshjes.

Edhe në gjysmën e dytë u zhvillua një lojë pak a shumë e ngjashme, me Realin që sulmonte, ndërsa Los Che nga ana tjetër tentonin që me anë të kundërsulmeve të shënonin ndonjë gol.

Me afrimin e fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, lojtarët me fanellat e bardha gjithnjë e më shumë shtuan presionin, megjithatë nuk ia dolën ta thyenin mbrojtjen mysafire.

Pas këtij barazimi, Real Madridi gjendet vetëm katër pikë përpara Barcelonës në tabelën e La Ligas dhe lirisht mund të themi se është rihapur gara për titullin e kampionit të Spanjës. Për më shumë na pret një ‘el Clasico’ i zjarrtë.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum