Drenica ilaq per Prishtinen

e diel, 8 prill 2012

Nëse ekipi i Prishtinës këtë edicion garash do të mbetet pa titull kampioni, padyshim që “fajin” kryesor do ta ketë Drenica e Skenderajt dhe trajneri i saj, Bilbil Sokoli.

Futbollistët e Drenicës pas fitores 2:0 midis Prishtinës para një jave, sot sërish “befasuan” ekipin e kryeqytetit, duke ia rrëmbyer një pikë dhe kësisoj ia mundësuan Vëllaznimit të Gjakovës që të mbetet lider në renditjen tabelore të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.
Në ndeshje e sotme në Prishtinë, Drenia kaloi në epërsi në minutën e 27 me anë të golit të Rrahmanit, kurse në minutën e 69-të barazoi në Zejnullahu dhe ky ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi.

Pas fitores së djeshme kundër Lirisë së Prizrenit me rezultatin 2:1 Vëllaznimi kryeson tableën me një pikë epërsi ndaj Prishtinës.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum