Sot janë zhvilluar pesë ndeshje të javës së 23-të në Raiffeisen Superligë. Prishtina nuk arriti të rikthehet në pozitën e liderit, të cilën një ditë më parë e rrëmbeu Vëllaznimi, ngase nuk arriti të arkëtojë më shumë se një pikë në duel me Drenicën.
Sfida e zhvilluar në kryeqytet u mbyll me rezultat 1:1. Të parët në epërsi kaluan futbollistët e Drenicës, me golin e shënuar nga Rrahmani, në minutën e 27-të, derisa golin e barazimit për Prishtinën e realizoi Zejnullahu, në minutën e 69-të.
Ndërkohë, skuadrat tjera të kreut të renditjes shënuan fitore. Trepça’89 e mposhti rivalen lokale, Trepçën, me shifrat 3:0, me golat e shënuar nga Kastriot Rexha 1’ e 24’ dhe Emin Baliqi 64’. Hysi gjunjëzoi KEK-un, 4:0, deria fitore të rëndësishme që i mban në garë për titull realizuan edhe Drita e Besa.
Raiffeisen SUPERLIGA java e 23-të
Vëllaznimi – Liria 2:1
Prishtina – Drenica 1:1
Trepça '89-Trepça 3:0
Drita – Lepenci 1:0
Hysi- KEK-u 4:0
Besa – Gjilani 2:0
Liga e parë java e 20-të
Istogu – Ferizaj 1:0
Fushë Kosova – Rahoveci 2:0
Ulpiana – Deçani 2:0
Feronikeli –Ballkani 4:0
Hajvalia – 2 Korriku 3:1
Vitia – R.Sadiku 2:1
Llapi – Kosova nuk u zhvilluam skuadrat kishin fanella të njëjta.
Flamurtari pushoi,