Conte: Ta bëjmë Milanin të pështyjë gjak

e mërkurë, 4 prill 2012

Antonio Conte, Foto: Getty Images
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, i ka grumbulluar lojtarët e tij për t’u thënë që ta vazhdojnë presionin për titull ndaj Milanit deri në ndeshjen e fundit të sezonit.
 

Zonja e Vjetër gjendet dy pikë prapa liderit të Serie A dhe do të luajë në finale të Kupës së Italisë kundër Napolit, ndërsa trajneri ka frikë se në pjesën e mbetur të sezonit lojtarët mund të ndjehen të qetë pasi i kanë tejkaluar të gjitha parashikimet.

La Gazzetta dello Sport e ka cituar Conten të ketë thënë se përkundër lëvdatave dhe duartrokitjeve, realiteti në fushë kërkon sakrificë dhe se Bianconerët nuk kanë arritur asgjë ende.

“Të shohim kë e kemi përpara tash, sepse jemi mjaft të pjekur që të luftojmë deri në fund. Siç kam thënë më herët, ata (Milani) do të duhet të pështyjnë gjak deri në ndeshjen e fundit”, ka thënë trajneri i Juventusit

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum