Busquets: Do ta sulmojmë Chelsean

e mërkurë, 18 prill 2012


Sergio Busquets

Sergio Busquets thotë se Barcelona nuk do ta ndryshojë stilin e zakonshëm sulmues të lojës për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Chelseat që zhvillohet sonte në Stamford Bridge.

“Sfida jonë është ta ruajmë stilin dhe sistemin tonë të lojës dhe të harrojmë në atmosferën. Ne duam të shënojmë gola, pasi kjo e bën më të lehtë të përballemi në ndeshjen e kthimit”.


“Chelsea është një klub i madh dhe gjysmëfinalja do të jetë e tillë. Asnjë skuadër nuk është favorit i pastër në këtë shkallë të garës. Njerëzit mund të na shohin neve si favoritë, por ne duhet të mbetemi të fokusuar nëse dëshirojmë të arrijmë në finale”, ka thënë Busquets për Daily Mirror.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum