Bonucci: Titulli në duart e Juves

e diel, 8 prill 2012

Leonardo Bonucci, Foto: AP
Shanset që Juventusi ta fitojë Scudetton këtë sezon varen vetëm nga forma e Bianconerëve- ka deklaruar mbrojtësi Leonardo Bonucci.
 

Pas triumfit ndaj Palermos, Zonja e Vjetër mori kreun e tabelës së Serie A, me një pikë më shumë se Milani, ndërsa njëri nga golashënuesit e ndeshjes mendon se skuadra e tij ka gjasa reale për t’u shpallur kampion.

“Ishte një fitore thelbësore, e bëmë këtë dhe u ngjitëm mbi Milanin. Tash varet nga ne, sezoni po fillon sërish”.

“Në fillim të sezonit as që kam menduar për shansin që ta fitojmë Scudetton, por tash të gjithë jemi duke e shijuar ëndrrën e të shpallurit kampion”, ka deklaruar 24-vjeçari.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum