Messi i afrohet rekordit të Mueller

e diel, 8 prill 2012

Lionel Messi, Foto: Getty Images
Me dy golat e shënuar ndaj Real Zaragozas, superylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka regjistruar 60 gola në të gjitha garat me fanellën blaugrane këtë edicion.
 

Tri herë fituesi i Topit të Artë shënoi një gol nga loja e lirë dhe një nga penaltia për të mbetur vetëm shtatë gola prapa rekordit të Gerd Mueller.

Legjenda gjermane në sezonin 1972/1973 shënoi 67 gola me fanellën e Bayern Munichut.

Messi këtë sezon deri më tani ka shënuar 38 gola në La Liga, dy në Kupën e Mbretit, tre në Superkupën e Spanjës, një në Superkupën e UEFA-s, dy në Kupën e Botës për Klube dhe 14 në Ligën e Kampionëve.

Me së paku edhe 12 ndeshje të mbetura në të gjitha garat, argjentinasi nëse vazhdon me këtë trend, me lehtësi mund ta thyejë edhe këtë rekord.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum