Ibrahimovic: Guardiola s’është burrë

e diel, 8 prill 2012

Zlatan Ibrahimovic, Foto: Getty Images
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka deklaruar se Pep Guardiola nuk është burrë dhe se si i tillë ka vepruar vet ai gjatë periudhës së qëndrimit te Barcelona.
 

“Kur u largova nga Barcelona, i thashë vetes: Unë po largohem nga ekipi më i mirë në botë, por është një person që është problem për mua. Ai nuk është burrë, ai nuk tregon se ku është problemi. Por, pa e ditur se cili është problemi, atëherë unë u bëra burrë dhe u largova”.

“Për muaj të tërë kam ecur përreth dhe kam tentuar të gjej përgjigjet, kështu që në fund thash se nuk më duhet Barcelona dhe titujt e saj, unë do të shkoj diku ku mund të luaj lojën time dhe ku mund të marr përgjigje”, ka deklaruar Ibrahimovic. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum