Barcelona interesohet për Giovincon

e mërkurë, 4 prill 2012

Sebastian Giovinco, Foto: Getty Images
Agjenti i Sebastian Giovincos ka thënë se Barcelona dëshiron ta transferojë klientin e tij.
 

Italiani që luan për Parmën pritet që të kthehet te Juventusi që pronëson gjysmën e kartonit të tij, megjithatë agjenti Andrea D’Amico ka njoftuar se Blaugranët dëshirojnë nënshkrimin e 25-vjeçarit.

“Interesimi nga një klub si Barcelona është gjithmonë i këndshëm”.

“Giovinco tashmë është një lojtar i rëndësishëm me një talent dhe teknikë të shkëlqyer, i cili tash po e shfaq potencialin e tij, prandaj është normale që ka interesim”, citon Sportal.it fjalët e D’Amicos

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum