Pedro: Ende jemi e njëjta Barcelonë

e hënë, 30 prill 2012

Pedro Rodriguez (Foto: Getty Images)
Pedro Rodriguez thotë se fitorja 7-0 ndaj Rayo Vallecano ishte për t’ua kujtuar atyre që kanë harruar se klubi nuk është i harxhuar dhe do të vazhdojë të forcohet vazhdimisht.


Blaugranët kaluan një javë për t’u harruar pasi u mposhtën nga Real Madridi në El Clasicon e vikendit të kaluar duke u eliminuar nga gara për titull, dhe më pas u eliminuan nga Liga e Kampionëve nga Chelsea.

Më pas Pep Guardiola konfirmoi largimin e tij në fund të sezonit, që vetëm sa shtoi dyshimet se periudha e dominimit të Barcelonës ishte afër fundit. Por Pedro thotë se fitorja e mbrëmshme ishte dëshmi për të kundërtën.

“Pas një javë, ne ende jemi ca të zemëruar për eliminimin nga Liga e Kampionëve dhe ndeshjen kundër Real Madridit, por kjo fitore ka treguar se skuadra ende shfaq fuqi dhe entuziazëm. Ne po luajmë me ritëm dhe vetëbesim sërish. Jam i lumtur për rezultatin”, ka thënë Pedro.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum