Terry: Nuk po e pengoj Di Matteon

e premte, 23 mars 2012

John Terry, Foto: Getty Images




















Kapiteni i Chelseat, John Terry, ka hedhur poshtë spekulimet se ai po tenton që të pengojë menaxherin Roberto Di Matteo, kur ky i fundit i jep instruksione ekipit.
 

Mbrojtësi ikonik i Chelseat është parë duke dhënë instruksione nga pankina gjatë ndeshjes vendimtare ndaj Napolit, gjë që ka ngritur kritika për sjelljen e tij.

“Në përgjigje ndaj komenteve që sugjeronin apo mendonin se unë jam menaxheri, dua të them se Roberto Di Matteo është menaxher dhe po bën punë shumë të mirë. Unë jam me Chelsean si brenda, ashtu jashtë fushës. Unë kam qenë në pankinë dhe sigurisht kam mundur të them diçka nga pankina, e përjetova ndeshjen. Nuk do të thotë kjo se mentaliteti im ka ndryshuar, unë jam kapiten”, është shprehur Terry. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum