Trajneri i Bayernit të Munichut, Jupp Heynckes, do të jetë pa mesfushorin Bastian Schweinsteiger për ndeshjen që Bayerni e zhvillon në shtëpi ndaj Hannoverit.
Sipas Bild, 27 vjeçari dëmtoi ligamentet në shkurt dhe përkundër faktit se u rikthye në aksion ndaj Hoffenheimit, mesfushori do të mungojë ndaj Hannoverit për shkak të po këtij dëmtimi.
Pas ndeshjes që e zhvillon të shtunën ndaj Hannoverit, Bayerni do të udhëtojë drejt Marseille për ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.