Wenger: S’ka marrëveshje për Podolskin

e premte, 23 mars 2012

Arsene Wenger, Foto: Getty Images




















Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, ka hedhur poshtë spekulimet se klubi ka kompletuar marrëveshjen për sulmuesin e Kolnit, Lukas Podolski.
 

“Asgjë nuk është bërë. Jo, ai nuk ka kaluar testet mjekësore. Unë nuk po bëj lojë për konfirmimin e transferit, por thjesht ende nuk është arritur marrëveshja dhe kjo nuk varet nga ne. Mund të ndodhë së shpejti, ose më vonë, nuk e di”.

“Gjithnjë duhet të kujtojmë se mund të vijë dikush në vend të tij. Shpejtësia në gjërat që i bëni është me rëndësi, por në fund të ditës është me rëndësi vendimi që ke marrë. Varet shumë se sa kanë dëshirë lojtarët e caktuar të bashkohen me ju”, ka theksuar francezi.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum