Robben i interesuar të kalojë te Juventusi

e martë, 20 mars 2012























Ylli i Bayern Munich, Arjen Robben, është i gatshëm të refuzojë një rikthim në Ligën Premier për të provuar veten në Serie A me Juventusin.



Me më pak se 18 muaj të mbetur nga marrëveshja aktuale, Robben është duke menduar nëse duhet të largohet nga Bayerni këtë verë dhe ka joshur interesimin e ish-klubit të tij Chelseat, si dhe dy rivalëve nga
Manchesteri, Cityt dhe United.

Por Tuttosport shkruan se Robben do të preferonte një transferim në Torino. Në të vërtetë ai tashmë ka vendosur, nëse largohet nga Bayerni do ta mendonte Juventusin si destinacion të radhës.

Bayerni është në tentim për të bindur ish-mesfushorin e Real Madridit të qëndrojë në klub, duke i ofruar atij plot 170 mijë funte në javë për të rinovuar kontratën.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum