Enrique: T’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura

e martë, 20 mars 2012






















Trajneri i Romës, Luis Enrique, thotë se pas fitores 1-0 ndaj Genoas, lojtarët e tij vërtet mund të mendojnë për t’i fituar të gjitha 10 ndeshjet e mbetura në Serie A.


“Gjëja e rëndësishme pas derbit ishte të fitojmë në të gjitha 12 ndeshje të mbetura. Ne kemi marrë dy fitore dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne. Tabela na tregon se ne jemi në pozitën e gjashtë dhe kjo është e merituar”.

“Por ka edhe dhjetë ndeshje deri në fund dhe ne duhet të
besojmë. Ka pasur ndeshje me të cilat kam qenë i kënaqur dhe që nga fillimi i sezonit, skuadra është përmirësuar shumë”, ka thënë spanjolli.

Roma të shtunën do të udhëtojë në San Siro në derbin e vikendit në Serie A përballë Milanit.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum