Prishtina deklasohet edhe në kryeqytet nga Drenica

e shtunë, 31 mars 2012



Vjen edhe humbja e dytë e Prishtinës rresht në elitën e futbollit kosovar dhe atë nga Drenica që shënoi fitoren e dytë me radhë pas triumfit një javë më herët ndaj Kekut.

Prishtina me trajnerin ri gjerman Wolfgang Jerat duket si e humbur, pa koncept të lojës pa idea të qarta pra portave kundërshtare dhe kështu në katër ndeshjet e para të edicionit pranveror mblodhi vetëm 4 pikë.

Golat për Drenicën i shënuan, Lorik Maxhuni dhe Semir Zeneli, fitore e cila e mban gjallë skuadrën nga Skenderaj në luftë për mbijetesë.
Duhet theksuar se Prishtina për herë të parë sivjet në këtë edicion u mposht dy herë para adhurueve të vet kurse javën e ardhshme kampioni vjeshtor i shkon Dritës në Gjilan.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum