“Nuk lejojmë që City ta fitojë titullin”

e hënë, 26 mars 2012

Antonio Valencia, Foto: Getty ImagesAnësori i Manchester United, Antonio Valencia, nuk mund ta paramendojë Carlos Tevezin duke ngritur titullin e Ligës Premier në fund të sezonit, duke thënë se ekipi i tij do të bëjë çmos për ta fituar titullin.
 

“Nëse Carlos luan ndaj nesh, atëherë jam i sigurtë se ai do të jetë i motivuar. Ai është lojtar i shkëlqyer, në gjendje për të ndryshuar një ndeshje në mënyrë të shpejtë. Ajo që ai bëri ndaj Chelseat nuk ishte befasi”.

“Tevez të shënojë golin e fitores ndaj nesh në derbi? Kjo nuk do të ndodhë. Dhe për ne humbja e titullit do të linte plagë të rënda për muaj të tërë. Por, kam besim në ekipin tim”, ka potencuar Valencia.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum